Aktualitet

Po i sillte drogë të dënuarit në burgun e Fierit, arrestohet një person

Ai ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuar, ndërkohë që u zbulua gjatë kontrollit fizik nga policia.

3 Shkurt 2026, 15:16 Nga E.d
Po i sillte drogë të dënuarit në burgun e Fierit,
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një person në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga foract blu, pasi po i sillte  drogë  një të dënuari në burgun e Fierit. Ai ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuar, ndërkohë që u zbulua gjatë kontrollit fizik nga policia.

Njoftimi i policisë

Nga verifikimet rezultoi se S. P. ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po zhvillohet një kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale./Dosja.al

fier droge burg

Sondazh

Poll