Aktualitet

Nga administratori tek pronari i kompanisë/ ZBARDHEN EMRAT e 33 të arrestuarve lidhur me 102 kontejnerët e mbetjeve

Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.

3 Shkurt 2026, 16:16 Nga E. D
Nga administratori tek pronari i kompanisë/ ZBARDHEN EMRAT e 33 të
foto ilustuese

DURRËS- Emrat e 33 personave të arrestuar lidhur me skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme janë zbardhur. Bëhet me dije se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administratorët Erdal Demir dhe Yusuf Sezai, pronarja dhe administratorja e kompanisë, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar arrest me burg.

Ndërkohë në masën arrest shtëpie është vendosur edhe Arta Dollani, e besuara e Mirela Kumbaros. Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Prokuroria ka caktuar “arrest me burg” edhe ndaj Olizana Pematit, ish-administratore e kompanisë “Sokolaj”, Mujo Ilazajt, Harun Saricës, Arif Shkallës, Shaban Hysenit, Mikail Hilës, Mbarime Korocit, Nazif Bajramit, Andon Priftit, Petrit Qoses, Julian Kapedanit, Indrit Likajt, Helidon Lilës, Edmond Vodës, Shkëlqim Jakupit, Florian Çimos, Gazmend Sinës, Ingo Hesse, Dritan Seferajt, Kledina Skendos, Kejdi Ahmetajt, dhe Xhulio Golgota.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

Sondazh

Poll