Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë Aulona Bodon si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë

KPA nuk kishte pranuar kërkesën e saj për t’i njohur statusin e magjistratit, si dhe për ta emëruar atë gjyqtare.

3 Shkurt 2026, 15:25 Nga E.d
Kolegji i Posaçëm i Apelimit  konfirmon në detyrë Aulona
Aulona Bodo

TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila kishte konfirmuar Aulona Bodon, në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

KPA nuk kishte pranuar kërkesën e saj për t’i njohur statusin e magjistratit, si dhe për ta emëruar atë gjyqtare. Bodo nuk ka qenë dakord me këtë pjesë të vendimmarrjes së KPK-së. Ajo e ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Apelimit.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 801, datë 19.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo”, thuhet në njoftimin e KPA-së./Dosja.al

kpa aulona bodo gjykata e larte

Sondazh

Poll