Aktualitet

U kapën me drogë në makinë, arrestohen dy adoleshentë në Kukës

Gjithashtu ata ishin duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike.

3 Shkurt 2026, 16:16 Nga E.d
U kapën me drogë në makinë, arrestohen dy adoleshentë
Foto ilustruse

KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy adoleshentë në qytetin e Kukësit. Ata u arrestuan nga policia, pasi u kapën me lëndë narkotike në makinën e tyre.

Gjithashtu ata ishin duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike. Policia nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit.

Njoftimi i policisë

Kukës/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në qytet. Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale. Njëri nga të arrestuarit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike.

Sekuestrohen automjeti dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u gjet në bagazh. Në vijim të punës intensive të strukturave të DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit dhe si rezultat është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Seat”, me të cilin lëviznin 3 shtetas. Njëri nga këta shtetas është larguar me vrap, sapo ka konstatuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia kukes kanabis

Sondazh

Poll