Aktualitet

E bllokuar prej shtatë orësh si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, zhbllokohet aksi rrugor Librazhd-Prrenjas

Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve.

1 Shkurt 2026, 18:08 Nga E.d
E bllokuar prej shtatë orësh si pasojë e rrëshqitjes së
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u bllokua pasi traseja u mbulua nga qindra metër kub gurë dhe dhe, është hapur pas gati shtatë orësh. Kjo erdhi falë punës intensive të makinave të rënda dhe ekipeve në terren.

Përmes tyre u bë i mundur pastrim i plotë i aksit dhe rifillimin i qarkullimit në të dy drejtimet. Autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve. Kjo duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonat ku kryhen punime intensive./Dosja.al

librazhd–prrenjas shtatë orë policia

Sondazh

Poll