Aktualitet

Vodhi sende në 4 automjete, arrestohet 42-vjeçari në Korçë 

Ai kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

1 Shkurt 2026, 15:12 Nga E.d
Vodhi sende në 4 automjete, arrestohet 42-vjeçari në
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur sende brenda katër automjeteve. Ai kishte qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura nga automjetet. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Korçë-Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet operacioni i koduar “Four”. Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjes së automjeteve në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Sekuestrohen sendet e vjedhura nga automjetet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Four”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. Sh., 42 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore, këqyrja e pamjeve filmike dhe informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes në 4 automjete, ngjarje të ndodhura më datë 31.01.2026, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një kasetofon, një pasaportë, një palë çelësa, një telefon i markës iPhone 13 Pro Max, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

korçë  vjedhje 42-vjeçari

Sondazh

Poll