Aktualitet

U kap me 75 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 54-vjeçari shqiptar

Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.

1 Shkurt 2026, 15:29 Nga E.d
U kap me 75 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet
Foto ilustruse

IGUMENICA- Policia greke ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua, pasi u kap me  75 kg kanabis në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.

Gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një automjet dhe një celular./Dosja.al

igumenicë 54-vjeçari 75 kg kanabis

Sondazh

Poll