Aktualitet

Luftonte prej vitesh me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Ajo vuante prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

1 Shkurt 2026, 16:54 Nga E.d

Luftonte prej vitesh me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë

TIRANË- Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ajo vuante prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24.

Përmes punës së saj ajo intervistoi qindra personalitete, duke sjellë për publikun histori me thellësi sociale, njerëzore dhe emocionale. Gazetarja e ndjerë ishte edhe autore e disa librave. Këtu përfshiheshin intervista dhe rrëfime personale, të cilat reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej edhe për kurajon me të cilën përballoi sëmundjen e rëndë. Gjatë daljeve televizive, Reçi u shfaq si një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit./Dosja.al

rezarta reçi gazetare sëmundje

Sondazh

Poll