Aktualitet

Bllokimi i aksit rrugor Librazh-Prrenjas/ Qindra makina të bllokuara prej 5 orësh 

Në pamjet me dron të sigurura shihen qindra automjete, të cilat kanë mbetur të bllokuara. ndërkohë që fadromat vijojnë punën dhe hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave. 

1 Shkurt 2026, 16:46 Nga E.d
Bllokimi i aksit rrugor Librazh-Prrenjas/ Qindra makina të
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Aksi rrugor Librazh-Prrenjas vazhdon të jetë i bllokuar në të dy korsitë, që nga ora 11:00. Shkak për këtë është bërë rrëshqitja e dherave, rënia e gurëve dhe  një pjesë të shkëmbinjve nga mali. 

Në pamjet me dron të sigurura shihen qindra automjete, të cilat kanë mbetur të bllokuara. ndërkohë që fadromat vijojnë punën dhe hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave. 

Ende nuk dihet nuk do të zhbllokohet rruga, ndërsa polica ka njoftuar drejtuesit e automjeteve të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan./Dosja.al

librazh-prrenjas automjete policia

Sondazh

Poll