Aktualitet

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person

Policia ka bërë me dije se i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa i dyshuari është arrestuar. 

1 Shkurt 2026, 17:13 Nga E.d
Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një
Foto ilustruse

KOSOVA- Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Mitrovicë. Policia ka bërë me dije se i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa i dyshuari është arrestuar. 

“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”. tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia e Kosovës po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

mitrovicë viktima policia

Sondazh

Poll