Aktualitet

EMRI/ U kap me 75 kg kanabis në Igumenicë, identifikohet 54-vjeçari shqiptar

 Ai është identifikuar si Bujar Xhibo, 54 vjeç, nga Delvina.

1 Shkurt 2026, 15:37 Nga E.d
EMRI/ U kap me 75 kg kanabis në Igumenicë,
Foto ilustruse

IGUMENICA- Policia ka identifikuar 54-vjeçarin shqiptar, i cili pasditen e djeshme u kap me rreth 75 kg kanabis në Rajo të Igumenicës. Ai po tentonte të fuste lëndën narkotike në territorin grek. Ai është identifikuar si Bujar Xhibo, 54 vjeç, nga Delvina. Xhibo rezulton të jetë person me precedentë penalë në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një automjet dhe një celular./Dosja.al

bujar xhibo igumenicë 75 kg kanabis

Sondazh

Poll