Aktualitet

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd–Qafë Thanë, Policia: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Polica rrugore ka shkuar në terren dhe po punon për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative.

1 Shkurt 2026, 16:07 Nga E.d
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd–Qafë Thanë,
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00. Kjo ka bërë që të bllokohet qarkullimi i automjeteve. 

Polica rrugore ka shkuar në terren dhe po punon për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative. Polica iu ka bërë thirrje drejtuesve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera, të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve. Kjo vlen deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në aksin e bllokuar./Dosja.al

 

policia librazhd–qafë thanë automjete

Sondazh

Poll