Aktualitet

Vlorë/ Digjen 4 makina gjatë natës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

26 Janar 2019, 10:23 Nga DOSJA
Vlorë/ Digjen 4 makina gjatë natës, dyshohet për

4 makina kanë marrë flakë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, poshtë një pallati ku tre makinat, Smart, Audi A3 dhe Land Rover qëndronin të parkuara. Policia njoftoi fillimisht se fillimisht është djegur makina tip “Smart”, e më pas kanë marrë flakë dy automjetet e tjera, si edhe është djegur dhe një Fiat Punto me targe AA992FD.

“Fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Smart”, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit me iniciale E.H.”-thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Sakaq, mësohet se makinat janë djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Makinat Smart dhe Audi A3 janë në pronësi të Ervis Hysenbelli, ndërsa makina tip Land Rover është e hallës së tij. Burime nga Policia, konfirmojnë se Hysenbelliu me hallën e tij kanë një bashkëpronësi një lokal, afër gjykatës së Vlorës.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë dhe është duke hetuar për shkaqet e zjarrit dhe identifikimin e autorëve që kanë kryer zjarrvënien. Ky është rasti i parë i këtij viti ku regjistrohen djegie të makinave në Vlorë. Ndërkohë që gjatë vitit 2018, në Vlorë ka patur një sërë ngjarjesh kriminale, të shoqëruara me djegie makinash dhe shpërthime tritoli.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet digjen makinat ne vlore ervis hysenbelli digjen makinat ne vlore ervis hysenbelli

Sondazh

Poll