Aktualitet

Pas Albert Bakos, tjetër shqiptar humb jetën në burgun e Koridhalosë, mister rrethanat (Emri)

27 Janar 2019, 19:46 Nga DOSJA
Pas Albert Bakos, tjetër shqiptar humb jetën në burgun e

GREQI- Pak ditë pas vrasjes së shqiptarit Albert Bako nga një grup kriminal, një tjetër shqiptar humb jetën në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, që është gjetur i vdekur në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo, në jugperëndim të Athinës.

Ende nuk dihet identiteti i tij. Autoritetet greke bëjnë të ditur se po hetojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Më 14 janar 2019, shqiptari Albert Bako u vra në këtë burg nga një grup kriminal, ndërsa Ministria greke e Drejtësisë tha se autorët ishin shqiptarë.

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar. Shqiptarët e gjetur të vdekur në burgjet e Greqisë, janë të shumtë, duke shënuar një numër të lartë të ngjarjeve të tilla përgjatë vitit 2018.

Këto ngjarje vijnë pas vrasjes nga RENEA të ekstremistit Konstantinos Kacifas. Ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë për këtë çështje.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albert bako burgu i koridhalose shqiptaret e vrare ne greqi vdes shqiptari vrasja e konstantinos kacifas albert bako burgu i koridhalose shqiptaret e vrare ne greqi vdes shqiptari vrasja e konstantinos kacifas

Sondazh

Poll