Aktualitet

Shqiptari “hit” në rrjet pas sherrit me 2 anglezë, vajza e lut: Eja babi, të lutem ikim (VIDEO)

27 Janar 2019, 20:17 Nga DOSJA
Shqiptari “hit” në rrjet pas sherrit me 2 anglezë, vajza e

ANGLI-Një sherr me protagonist një shqiptar është kthyer në “hit” në rrjetet sociale ditën e sotme. Bëhet fjalë për një sherr të një shqiptari në Londër me dy anglezë. Sherri është filmuar nga një kalimtar dhe është publikuar nga “Diet Geezer”.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit, por në video shfaqet shqiptari i shoqëruar nga vajza e tij. Ai dëgjohet teksa shan në shqip: “Hajde këtu. Do të q* ropt. Motherfu*ker,”.

Anglezi largohet me vrap, ndërkohë që shqiptari hyn në furgon dhe merr një hekur që të qëllojë anglezin tjetër. Pas sherrit me këta dy persona, shqiptari hyn në sherr edhe me një shofer makine, pasi i prek makinën. Këtu shqiptari del sërish nga makina dhe bërtet, ndërkohë që anglezët largohen.

Vajza e tij, dëgjohet teksa thërret: “O ba, të lutem stop. Ba të lutem hajde të ikim,”.

Për më shumë ndiqni videon.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet sherri i shqiptarit shqiptari ne angli sherri i shqiptarit shqiptari ne angli

Sondazh

Poll