Aktualitet

Zall Bastar, kishte lidhje me një vajzë të martuar, vritet për “nder” 34-vjeçari (EMRI)

26 Janar 2019, 15:16 Nga DOSJA
Zall Bastar, kishte lidhje me një vajzë të martuar, vritet

TIRANE- Zbardhet vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës, ku humbi jetën pas disa goditjeve me sende të forta në kokë, 34-vjeçari Arben Gjeci.

Gjeci, 34 vjeç, ndërroi jetë pas plagëve të marra në Spitalin e Traumës. Policia e Shtetit, që fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, ka arrestuar autorin e krimit, 31-vjeçarin E.Cani, vajzën 20-vjeçare me të cilën kishte lidhje Gjeci dhe burrin e saj.

Por si ndodhi vrasja?

Arben Gjeci kishte prej kohësh një lidhje me 20-vjeçaren e martuar E.Cani. I shoqi i vajzës kishte dyshime se ajo e tradhtonte dhe siç bëjnë me dije, burime për Dosja.al, ai i kishte treguar vëllait të saj, se e reja e tradhtonte.

Të enjten, më 24 janar 2019, Arben Gjeci u takua me vajzën në afërsi të banesës Cani në Zall Bastar, në një kasolle. Aty janë gjetur nga burri dhe i vëllai i saj, që ishin duke i ruajtur. Në këtë moment, vëllai i 20-vjeçares, ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja.

Pasi e ka qëlluar ai e ka nxjerrë në rrugë. Ngjarja u raportua si aksidentale, por disa dëshmi të banorëve në Zall Bastar zbuluan krimin. Në Polici, vëllai i të resë ka mohuar krimin, por bluza e Arben Gjecit dhe disa prova të tjera kanë provuar se ishte ai që qëlloi me hekur Arben Gjecin. Në pranga ka rënë edhe vajza pasi ka penguar zbardhjen e të vërtetës, ndërsa të shoqit i është gjetur në banesë edhe një sasi kanabisi dhe më pas është arrestuar.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjeci vrasja ne zall bastar arben gjeci vrasja ne zall bastar

Sondazh

Poll