Politike

"Pronat e Veliajt janë liruar indirekt nga sekuestrimi"/ Ahmetaj: GJKKO po i mohon të drejtën e bukës fëmijëve të mi

Gjatë një interviste për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se GJKKO po i mohon të drejtën e bukës fëmijëve të tij, pasi nuk liron pronat e tij. 

8 Janar 2026, 21:11 Nga E.d
"Pronat e Veliajt janë liruar indirekt nga sekuestrimi"/ Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pronat e Veliajt janë liruar indirekt nga sekuestrimi. Gjatë një interviste për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se GJKKO po i mohon të drejtën e bukës fëmijëve të tij, pasi nuk liron pronat e tij. Ahmetaj tha se pronat e tij të cilat janë vënë para vitit 2004 dhe 2007, janë të sekuestruara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Domethënë, fëmijët e mi. Ndërkohë, GJKKO-ja, s'dua t'ia zë emrin gjyqtarit, në respekt të tij në fakt, pavarësisht se nuk e meriton respektin, i ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e Kejsit dhe të Keilit. Ja ka mohuar. Pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pardje pronat e Erion Velisë indirekte? Po! Dhe jemi duke folur për miliona miliona euro.

Pronat e mia, të vëna përpara 2004-ës, e përpara 2007-ës, të sekuestruara me vendim Gjykate Kushtetuese, dhe ndërkohë gjyqtari del 5 minuta të shtunën dhe thotë, të më falin shqiptarët se e kanë zakon, nuk më rruhet, thonë. Edhe te SPAK-u e përdorin, edhe te GJKKO-ja. Nuk na ruhet. Pse? Se siç e thotë edhe zoti Dumani, e kam personale thotë ai, i kam bërë karshillëk kryeministrit. Unë i kam, paskam bërë karshillëk kryeministrit. Unë do t'i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Çdo lloj," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj gjkko prona

Sondazh

Poll