Politike

"A ka marrë Altin Dumani ndonjë hap?" Ahmetaj: Është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim 1 vjeç e gjysëm

Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër tij dhe kundër familjes së tij.

8 Janar 2026, 21:00 Nga E.d
"A ka marrë Altin Dumani ndonjë hap?" Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar sot se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij, 1 vjeç e gjysëm. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër tij dhe kundër familjes së tij. Ahmetaj tha se ka dyshime se ndaj tij është bërë një plan për ta eleminuar fizikisht. 

"Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t'u eliminuar fizikisht," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj intervistë rrëmbim

Sondazh

Poll