8 Janar 2026, 20:32
Nga I.A
Foto ilustruse
TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në '5 Maj' ka dalëe jashtë kontrollit. Prefekti i qarkut të Tiranës, Afrim Qendro tha se kemi të bëjmë me një zjarri masiv në një magazinë goxha të madhe.
Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.
"Po punojnë gati 11 makina zjarrfikëse dhe 60 forca zjarrfikëse. Kemi një zjarr masiv në magazinat, siç njihet te ish-uzina Dinamo. Është një zjarr masiv në një magazinë goxha të madhe, e cila është me sektor.
Po punojnë gati 11 makina zjarrfikëse, 60 forca policie, komplet efektivi i zjarrfikëseve të Tiranës dhe i Kamzës është prezent, janë duke punuar. Botet e ujit të bashkisë, të ndërmarrjes së gjelbërimit edhe të gjithë ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësit janë duke ardhur për ta furnizuar me ujë për të fituar kohë.
Po mundohemi me zjarrfikësit që ta ndërpresim zjarrin mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës dhe të ruhet dhe objekti që është i ngjitur me magazinat.
Pyetje: Aktualisht kemi vetëm një magazinë në zjarr?
Qendro: Kjo është një magazinë e madhe në të cilat funksionojnë disa, disa biznese, por kjo është situata.
Pyetja: A ka ende një informacion paraprak për shkakun e zjarrit?
Qendro: Janë rroba, gjëra të këtij lloji dhe materiale të tjera, por jo të rrezikshme, nuk ka fishekzjarre, apo bidonë gazi ose gjëra të tilla.
Pyetje: Banorët kanë hedhur akuza se nuk mjaftojnë kaq shërbime zjarrfikëse. A do të kërkoni nga qytetet e tjera për të neutralizuar situatën?
Qendro: Aty janë duke punuar në kapacitet maksimal. Po pritet të vijë dhe zjarrfiksja e Elbasanit, zjarrfikëset e Lezhës. Ndërkohë që unë kam folur me ministrin Vongu, pritet që të vijnë dhe zjarrfikëset e ushtrisë për të ardhur, por kini parasysh që po punohet në gjithë frontin me 10 zjarrfikëse. Edhe zjarrfikëset e tjera po të vijnë, do na ndihmojnë me furnizimin me ujë. Të jeni shumë të sigurt që është gjithë kapaciteti i plotë duke punuar. Unë nuk flas për dyshime, janë ekspertët. Mbasi të mbarojë zjarri, ata që do japin fjalën e fundit ligjore se cili është shkaku. Deri tani nuk kemi asnjë banor ose biznesmen ose punonjës të dëmtuar. Janë larguar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër.
afrim qendro zjarr te 5 maji
Politike
8 Janar 2026, 19:37
E.d
Andis Salla
LEZHA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Shtab...
Politike
8 Janar 2026, 17:34
E.d
Belinda Balluku
GJIROKASTËR- Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjiro...
Politike
8 Janar 2026, 14:52
D.S
Kushner takon Ramën në Paris
FRANCË- Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Rama s...
Politike
8 Janar 2026, 14:47
E.d
Belinda Balluku
FIER- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se Bashkia Fier, ësht&...
Politike
8 Janar 2026, 14:42
D.S
Kushner takon Ramën në Paris
FRANCË- Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Rama s...
Politike
8 Janar 2026, 14:08
D.S
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një kërkesë zy...
Politike
8 Janar 2026, 13:44
D.S
Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posa&...
Politike
8 Janar 2026, 13:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se tryeza e dialogut opozitar mbetet e hapur për të gjithë ata që e k...
Politike
8 Janar 2026, 13:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit po ...
Politike
8 Janar 2026, 12:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn për të bllokuar drejtësinë dhe p&...