Politike

Përfundon mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Lezhë/ Ministri Salla: Ka pasur evakuuime në Laç, fokusi ëshë kthimi i qytetarëve në banesë dhe dëmshpërblimi i tyre

Kjo në mënyrë që të bëjnë të mundur strehimin e qytetarëve.

8 Janar 2026, 19:37 Nga E.d
Përfundon mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Lezhë/
Andis Salla

LEZHA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Lezhë, se bashkitë kanë bërë ndërhyrje në të gjithë banesat e rrezikuara. Gjatë një pronocimi për mediat, Salla u shpreh se ka pasur evakuuime kryesisht në zonën e Laçit.

Kjo në mënyrë që të bëjnë të mundur strehimin e qytetarëve. Ministri Salla tha se fokusi kryesor është rikthimi i çdo qytetari të dëmtuar në banesë dhe dëmshpërblimi i çdo familje që ka pasur problematika. 

'Bashkitë kanë bërë ndërhyrje në të gjithë banesat, ka pasur edhe evakuuime kryesisht në zonën e Laçit, në mënyrë që të bëjnë të mundur që qytetarët të jenë të strehuar dhe të kenë një mundësi që në banesat e tyre të rikthehen sa më shpejt. Ky është edhe fokusi jonë, që çdo qytetarë të rikthehet në banesë dhe për të pasur edhe dëmshpërblimet e nevojshme ndaj çdo dere e cila ka pasur problematika.' tha Salla./Dosja.al

andis salla lezha mbledhje

Sondazh

Poll