Politike

Dhëndri i Trump takon Ramën në Paris/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes për Sazanin në këtë takim

Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh dhe përqafim miqësor me Kushner, në Paris.

8 Janar 2026, 14:42 Nga D.S
Dhëndri i Trump takon Ramën në Paris/ Pritet nënshkrimi i
Kushner takon Ramën në Paris

FRANCË- Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh dhe përqafim miqësor me Kushner, në Paris. Ky takim ndodhi gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, në Francë mes liderëve botërorë.

Vajza e Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, janë të interesuar për projektin e tyre në ishullin e Sazanit në Shqipëri.Por përtej përqafimit të Parisit mes Ramës dhe Kushner, ka edhe një kontekst politik.

Kushner kishte promovuar dy projekte në Ballkan, një në Shqipëri dhe një në Serbi. U tha që hoqi dorë nga Beogradi, por nga Sazani mesa duket jo. Ky projekt pritet të finalizohet së shpejti për ngritjen e një resorti me vlerë rreth 1.4 miliardë euro./Dosja.al 

 

rama

Sondazh

Poll