Politike

Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Niveli i lumit Vjosë ka rënë në 6.5 metra, plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë

Balluku tha se në Gjirokastër ka një ulje të temperaturave dhe kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, por rrugët janë të zhbllokuara.

8 Janar 2026, 17:34 Nga E.d
Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Niveli i lumit Vjosë
Belinda Balluku

GJIROKASTËR- Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës se niveli i lumit Vjosë ka rënë në 6.5 metra. Gjatë një prononcimi për mediat, Balluku tha se kjo ulje do të reflektohet edhe në zonën e Novoselës. Sipas saj, ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës.

Balluku tha se në Gjirokastër ka një ulje të temperaturave dhe kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, por rrugët janë të zhbllokuara. Ndërsa, në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. 

“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës ku u diskutua e gjithë problematika e cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në 6.5 metra. Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës.

Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës. Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll.

Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, tha Balluku./Dosja.al

lumi vjosë belinda balluku mot i keq

Sondazh

Poll