Politike

Moti i keq në vend/ Balluku: Bashkia Fier është më e prekura, prurjet e lumit Vjosë janë nën monitorim 

Gjatë një prononcimi për mediat, Balluku tha se ka pasur një situatë emergjente në Mallakastër, ku vetë kreu i Bashkisë ka ndërhyrë për evakuimin e një familje.

8 Janar 2026, 14:47 Nga E.d
Moti i keq në vend/ Balluku: Bashkia Fier është më e
Belinda Balluku

FIER- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se Bashkia Fier, është një ndër bashkitë më të prekura nga moti i keq. Gjatë një prononcimi për mediat, Balluku tha se ka pasur një situatë emergjente në Mallakastër, ku vetë kreu i Bashkisë ka ndërhyrë për evakuimin e një familje.

Ajo tha se ka një përmirësim të motit në këto momente. Në fund, Balluku tha se prurjet e lumit Vjosë do të vazhdojnë të monitorohen në orët e ardhshme.

“Gjatë mbledhjes së Këshillit të Emergjencave për qarkun Fier diskutuam për të gjithë situatën. Gjendja emergjente e Fierit është ajo që na shqetëson më shumë pasi Bashkitë e tjera nuk e kanë një problematikë të tillë. Kemi një situatë në Mallakastër në Pocem, vetë kreu i Bashkisë ka ndërhyrë atje për evakuimin e një familje. Kemi diskutuar për të gjithë planin e masave.

Ka një përmirësim të motit në këto momente, përvec erës që do të arrijë kulmin në ultësirën perëndimore me 25 m/s, sa i përket prurjeve të Vjosës ne nuk shohim vetëm reshjet, pasi ka të bëjë edhe me prurjet që vijnë nga zona të tjera por edhe nga Greqia, do monitorojmë në orët e ardhshme” tha ajo./Dosja.al

bashkia fier belinda balluku mallakastër

Sondazh

Poll