Politike

Ahmetaj: Ka një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës dhe një person i katërt afër me të

Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se në këtë strukturë kriminale janë pjesë Erion Veliaj, Belinda Balluku si dhe një person i katër, që sipas Ahmetajt e ka zyrën te kryeministria. 

8 Janar 2026, 20:54 Nga I.A
Ahmetaj: Ka një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar sot se struktura kriminale në qeverinë shqiptarë kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se në këtë strukturë kriminale janë pjesë Erion Veliaj, Belinda Balluku si dhe një person i katër, që sipas Ahmetajt e ka zyrën te kryeministria. 

"Në raport me, mua dhe me familjen dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në ë, qarkun e një viti. Ë, ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve ë, jashtë kamerave, po edhe ë, përpara kamerave, kamerave e kam thënë, që, ë, mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në ë, 30 vite. Praktikisht, e kam thënë në vitin 23 në shkurt, që ka një strukturë, ë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentat e tij, që nga Plaçkitja, Erioni, apo dhe persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit, që do t'i kthehemi. Po. Dhe një person, nivel i lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do t'i vijmë më pas edhe me emër. Pra, që të mos këputemi," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll