Politike

Berisha: Ne mbështesim çdo prokuror e gjykatës që zbaton vetëm ligjin, nuk pranojmë një drejtësi që përdoret për të shtypur pluralizmin

Lideri i opozitës tha se ëshët një gabim i tmerrshëm të justifikosh përdorimin e drejtësisë për shtypjen e pluralizmit politik, de facto asgjësimin e demokracisë, me masat kundër korrupsionit që merr ajo.

3 Janar 2026, 13:22 Nga E.d
Berisha: Ne mbështesim çdo prokuror e gjykatës që zbaton
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD mbështet çdo prokuror e gjykatës që zbaton vetëm ligjin.  Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se PD nuk pranon një drejtësi që përdoret për të shtypur pluralizmin. Lideri i opozitës tha se ëshët një gabim i tmerrshëm të justifikosh përdorimin e drejtësisë për shtypjen e pluralizmit politik, de facto asgjësimin e demokracisë, me masat kundër korrupsionit që merr ajo.

Berisha tha se çdo lider është përgjegjës para ligjit. Në fund, ai tha se kur në vitin elektoral vihet në arrest persoan pa akuzë, po vetëm si person në hetim, kjo tregon sulm të mirëfilltë politik dhe përdorim politik të drejtësisë.

"Faleminderit, Flori! Si njeri që kam jetuar në dy diktatura, nuk mund të ndryshoj konceptet për drejtësinë unë, në ç'kuptim. Në qoftë se kthehemi në diktaturën e parë, prokurorët e asaj diktature kërkonin dënim me vdekje jo vetëm për kundërshtarë, jo vetëm për hajdutët, për vrasësit, por edhe për kundërshtarët politikë të regjimit. Për ta kuptuar edhe më qartë këtë, në rast se marrim sot dhe studiojmë cili është vendi që dënon me masat më të rrepta korrupsionin në botë, mendoj se mund të jetë Kina. Ndoshta është një nga vendet që dënon me masat më të rrepta korrupsionin, por dënon po me këto masa kundërshtarët politikë.

Është një gabim i tmerrshëm të justifikosh përdorimin e drejtësisë për shtypjen e pluralizmit politik, de facto asgjësimin e demokracisë, me masat kundër korrupsionit që merr ajo. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ti je gati të japësh lirinë tënde si çmim, dhe kurrë s'duhet ta pranosh këtë, as unë dhe asnjëri. Ne mbështesim dhe do mbështesim çdo prokuror, gjykatës që zbaton ligjin dhe vetëm ligjin.

Po të jap vetëm një shembull për këtë që të thashë. Në rast se merr aktakuzë ndaj Sali Berishës, ata prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Millonai, shkruajnë në aktakuzë sa vijon: Në vitin '92, thonë ata, i pandehuri Sali Berisha, ishte president dhe u bënë privatizimet e apartamenteve, nga të cilat përfituan edhe Argita Malltezi si vajzë e familjes së tij, në apartamentin e tij, dhe Jamarbër Malltezi tek i ati. Dhe këtë e servirin në akuzën e tyre, pra, në një proces ku përfituan 220.000 familje shqiptare, përfshi ish-presidentin e vendit, Sali Berisha, që kishte një apartament, tre dhoma e një kuzhinë.

Pse e dhashë këtë shembull? E dhashë këtë shembull, si shembulli më tipik i përdorimit të drejtësisë për qëllime politike. Po ata që mendojnë se mund të përdorin luftën kundër korrupsionit si mburojë për luftën politike, ata gabojnë rëndë shumë dhe i bëjnë vendit një dëm të tmerrshëm, të jashtëzakonshëm. Drejtësia nuk duhet të jetë politike. Nuk ka asnjë lider opozitar që të ketë imunitet ndaj drejtësisë. Por, por, kur ti arreston pa akuzë, po vetëm si person në hetim, vitin elektoral, liderët e dy partive kryesore opozitare, kjo dëshmon se ti bën gjithçka për të marrë zgjedhjet.

Dhe kjo është drejtësi të ndajë dhe ju, miqtë e mi, asnjëri nuk duhet të gabojë. Është fatal ky gabim. Nuk shitet pluralizmi, se ke shitur lirinë. Po. Çdo lider është përgjegjës para ligjit. Po kur bëhet në vitin elektoral pa akuzë, kur vihet në arrest pa akuzë, po vetëm si person në hetim, kjo tregon sulm të mirëfilltë politik dhe përdorim politik të drejtësisë.

Tani t'ju pyes unë ju, çfarë qëndrimi duhet të mbaj unë? Unë nuk mbaj qëndrim për veten time. Qëndrimi im ka të bëjë me lirinë tuaj. Ka të bëjë me lirinë e çdo qytetari shqiptar. Jo për Sali Berishën. S'mund të pranoj kurrë një drejtësi që përdoret për të shtypur pluralizmin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha gjykatës pluralizmi

Sondazh

Poll