Politike

Berisha: Do organizojmë një tryezë të përbashkët me forca politike dhe faktorë të tjerë për të krijuar një front sa më të gjerë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo do të bëhet për të krijuar një front sa më të gjerë e të përbashkët, në betejën vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës.

3 Janar 2026, 13:03 Nga E.d
Berisha: Do organizojmë një tryezë të përbashkët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se së shpejti, opozita do organizojë një tryezë të përbashkët me forca politike dhe faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo do të bëhet për të krijuar një front sa më të gjerë e të përbashkët, në betejën vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se do të bëhet gjithçka për zbatimin e ligjit antimafia dhe ligjit kundër korrupsionit. Në fund, ai tha se PD do të përpiqet të zbatojë standardet më të mira, më të forta që bëjnë të mundur që këto pasuri të shndërrohen në pasuri për publikun shqiptar.

"Së shpejti, ne do organizojmë një tryezë të përbashkët me forca politike dhe faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare, pikërisht për të krijuar një front sa më të gjerë të përbashkët në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës.

Do bëhet gjithçka për zbatimin e ligjit antimafia dhe ligjit kundër korrupsionit. Ju garantoj që do përpiqemi të zbatojmë standardet më të mira, më të forta që bëjnë të mundur që këto pasuri të shndërrohen në pasuri për publikun shqiptar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha forca politike pd

Sondazh

Poll