Politike

Berisha: Qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet dhe mbështetet nga të gjitha palët

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk mund të bëj asnjw koment mbi shkrimtaren Lea Ypi.

3 Janar 2026, 13:01 Nga E.d
Berisha: Qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet dhe mbështetet nga të gjitha palët. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk mund të bëj asnjw koment mbi shkrimtaren Lea Ypi. Berisha tha se ajo është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj, por nuk ka dieni se çfarë pretendimesh ka.

"I kam lexuar, po unë nuk mund të bëj një koment. Ajo është një shkrimtare e cila është bërë e njohur me veprat e saj. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë pretendimesh ka. Por qeveria teknike do të jetë një qeveri e cila besohet nga të gjitha palët dhe mbështetet nga të gjitha palët." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha qeveria teknike pd

Sondazh

Poll