Politike

Berisha: Riorganizimi i PD ka nisur, nuk do ketë asgjë që mund të na pengojë për një ripërtëritje të plotë

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha theksoi se në të gjitha qarqet, prej një muaji punojnë koordinatorët dhe vazhdojnë edhe takimet, analizat dhe mbledhjet.

3 Janar 2026, 12:42 Nga E. D
Berisha: Riorganizimi i PD ka nisur, nuk do ketë asgjë që mund
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se riorganizimi i Partisë Demokratike ka nisur dhe nuk do ketë asgjë që mund të t'i pengojë për një ripërtëritje të plotë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha theksoi se në të gjitha qarqet, prej një muaji punojnë koordinatorët dhe vazhdojnë edhe takimet, analizat dhe mbledhjet.

"Pak më ndryshe është situata, ta dini ju, domethënë po ju informoj se ne në të gjitha qarqet, prej një muaji punojnë koordinatorët dhe vazhdojnë edhe takimet, edhe analizat, edhe mbledhjet. Por jam plotësisht dakord me ty që një punë më të madhe duhet të bëjmë për riorganizimin e Partisë Demokratike, dhe ju siguroj se do të bëhet.
Nuk do ketë asgjë që mund të na pengojë ne për një riorganizim, ripërtëritje të fortë të kësaj partie. E kam theksuar dhe theksoj, në qoftë se ju më shtroni pyetjen, ku do jetë përqendrimi më i madh i Partisë Demokratike, i demokratëve, i drejtuesve të Partisë Demokratike do të jetë tek partia, riorganizimi, identifikimi i saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll