Politike

Berisha: Zbatimi me zero tolerancë të ligjit Antimafia, të gjitha asetet e klaneve të drogës dhe korrupsionit t'i kalojnë shqiptarëve

 Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në qoftë se në Shqipëri janë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të organizatës kriminale Rilindja, të qeverisë, të investuara, sot janë gjithsej 60 milionë të sekuestruara.

3 Janar 2026, 12:50 Nga DOSJA
Berisha: Zbatimi me zero tolerancë të ligjit Antimafia, të gjitha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se një ga problemet më madhore sot është moszbatimi i ligjit Antimafia. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në qoftë se në Shqipëri janë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të organizatës kriminale Rilindja, të qeverisë, të investuara, sot janë gjithsej 60 milionë të sekuestruara.

Në fund, ai garantoi se do të bëhet gjithçka për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t'i kalojnë shqiptarëve, popullit dhe shoqërisë shqiptare. 

"Ju falënderoj shumë për pyetjen. Një nga problemet më madhore sot është moszbatimi i ligjit Antimafia. Në qoftë se në Shqipëri janë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të organizatës kriminale Rilindja, të qeverisë, të investuara, sot janë gjithsej 60 milionë të sekuestruara. Ju garantoj se do bëhet gjithçka për zbatimin me zero tolerancë të ligjit Antimafia dhe të gjitha asetet do t'i kalojnë shqiptarëve, popullit shqiptar, shoqërisë shqiptare," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha antimafia korrupsion

Sondazh

Poll