Politike

"I takon popullit të ngrihet dhe ta rrëzojë"/ Berisha: Rama nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë

Berisha u shpreh se AKSHI është dosja Rama dhe se Gerond Meçe u mor peng në mënyrë që kunati i tij, të fitojë qindra milionë.

3 Janar 2026, 13:02 Nga E.d
"I takon popullit të ngrihet dhe ta rrëzojë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se AKSHI është dosja Rama dhe se Gerond Meçe u mor peng në mënyrë që kunati i tij, të fitojë qindra milionë. Lideri i opozitës tha se i takon popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose të ngrihet dhe ta rrëzojë atë. 

"Sheshi dhe vetëm sheshi është zgjidhja, dhe jam dakord me ju, analiza juaj është e saktë. Ai nuk pranon sepse e di që çdo gjë shkon drejt tij. Sepse e di që dosja Balluku është dosja Rama. Sepse e di që dosja AKSHI është dosja Rama. Ai prandaj i thuri lozhe, elozhe dhe korte Mirlindës së AKSHI-t, sepse ajo i ka dërguar nëpërmjet tenderave të manipuluar qindra milionë euro familjes Rama.

Ai e di që Gerond Meçe u mor peng në mënyrë që kunati të fitojë qindra milionë. E di se Daniel Shima është marrë peng, pikërisht sepse kunati është patroni i vërtetë i AKSHI-t, i kopshtit privat të familjes. Kështu që, ai nuk pranon kurrsesi të zbatojë vendimet e drejtësisë. I përket popullit, ose të pranojë diktaturën e plotë të tij, ose të ngrihet dhe ta rrëzojë atë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama drejtësi

Sondazh

Poll