Politike

Berisha: Don Agaçio është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Edi Rama

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Ergys Agasi është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Kryeministri Edi Rama. Më tej, Kryedemokrati theksoi se mbështet çdo prokuror e gjykatës që respekton ligjin.

3 Janar 2026, 13:17 Nga DOSJA
Berisha: Don Agaçio është një super-mafioz i urryer, por
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhjet me krimin. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Ergys Agasi është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Kryeministri Edi Rama. Më tej, Kryedemokrati theksoi se mbështet çdo prokuror e gjykatës që respekton ligjin.

"Tani, lidhur me Agaçion, Don Agaçion, ‘Dhuratë Madhi’, siç e dini unë e kam quajtur vite më parë Don Agaçio Dhuratë Madhi. Është një super-mafioz i urryer, i cili ka duart e tij të zeza në të gjitha proceset mafioze, përdorimin e drejtësisë për qëllime mafioze, në të, të gjitha, që nga sipërmarrja e naftës dhe dhjetëra të tjera. Asgjë nuk e shpëton Don Agaçion nga veprimi i ligjit.

Por natyrisht, bosi i Don Agaçios është Edi Rama, këtë s'duhet ta harrojmë, se në tërësi ai ka vepruar me porosi dhe me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama e ka kuptuar se në fakt kërkesat për Ballukun janë kërkesa për Edi Ramën. Ndaj dhe ai, i vendosur të bëjë kamikazë, ose të vendosë diktaturën e plotë, ose të ngrejë popullin në këmbë të revoltuar për t'i dhënë përgjigjen që meriton," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll