Politike

Sulmi amerikan në Venezuelë/ Berisha: Shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre

 Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo kërkon që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre.

3 Janar 2026, 12:37 Nga E.d
Sulmi amerikan në Venezuelë/ Berisha: Shqiptarët të ngrihen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sulmi amerikan në Venezuelë, do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo kërkon që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre. Në fund, ai tha se ka bindjen më të madhe se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare.

"Pa asnjë diskutim që do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë. Por kjo kërkon mbi të gjitha, për të pasur efektin e plotë, që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre, të ngrenë zërin fuqishëm dhe i kam bindjen më të madhe se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha venezuelë narko-diktatorët

Sondazh

Poll