Politike

"Që të gjykosh një tender duhet të jesh ekspert"/ Rama: Pse gjykatësit duan ti rrisin pagën vetes?

Rama komentoi raportin e hartuar nga Këshilli i Evropës përsa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë. 

30 Dhjetor 2025, 13:21 Nga D.S
"Që të gjykosh një tender duhet të jesh ekspert"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtësinë ditën e sotme, në lidhje me akuzat që nxjerrin për tenderimin. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Rama ka deklaruar se që të marrësh dhe të gjykosh një tender duhet të jesh ekspert. Rama komentoi raportin e hartuar nga Këshilli i Evropës përsa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë. 

Sipas tij, këto çështje apo veprime të ndërmarra mund të çojnë në rënie të besimit si shtet si dhe të cenimit të sigurisë juridike. Gjithashtu u shpreh se kjo përbën rrezik edhe për PBB-në e vendit.

“Gënjeshtra është që e thashë thjesht unë, unë cilësova raportin. Lekë kemi dhënë për reformën në drejtësi. Pse nuk çohen mësuesit t’ia rrisin vetes rrogat? Pse? Sepse askush nga këta nuk ka bindjen se kanë në dorë, edhe gurin, edhe armën. Rritja e pagave është ekskluzivitet i pushteteve të tjera. Si ka mundësi që këta duan t’ia rrisin pagat vetes? Kjo më bën shumë përshtypje. Çfarë do të thotë që kura të bëhet më e rëndë se sëmundja? Që vendi të humbë 10 përqind të PBB. E duam ne në Shqipëri, që të gjithë sipërmarrësit nuk investojnë, se kushedi se shkon puna. Rreziku që të shkojmë aty është real. Siguria juridike kërcënohet kur ka më shumë të padënuar se të dënuar në burgje. Pra, kjo është kura. Që të marrësh dhe të gjykosh një tender, duhet të jesh ekspert. Unë nuk e bëj dot”, tha Rama./Dosja.al 

edi rama konferenca e fundvitit

Sondazh

Poll