Politike

Aeroporti i Vlorës kur hapet? Rama: Fjala e dhënë nuk u respektua, tani të respektohet marrëveshja

I pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Aeroporti, Rama u pëgjigj duke thënë se, ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë për arsye që nuk i përmend por thotë se puna ka vijuar.

30 Dhjetor 2025, 12:43 Nga D.S
Aeroporti i Vlorës kur hapet? Rama: Fjala e dhënë nuk u
Kryeministri Rama në konferencën e fundviti

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama tha se fjala e dhënë për hapjen e aeroportit të Vlorës nuk wshtw respektuar por do respektohet kontrata. I pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Aeroporti, Rama u përgjigj duke thënë se, ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë, po0r shtoi se puna ka vijuar.

Ndërsa për sa i përket, një tjetër investimi të njoftuar nga qeveria vitin e kaluar, Rama tha se për Aeroportin e Gjirokastrës shumë shpejt do të hapet gara.

"Aeroporti i Vlorës kur hapet? Për fat të keq ka patur një konflikt mes aksionerëve brenda kompanisë që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, puna ka vijuar. Dëshiroja shumë të respektohej fjala, fjala nuk u respektua tani të respektohet kontrata që është pranvera e vitit të ardhshëm. Sa i përket aeroportit të Gjirokastrës, shumë shpejt do të hapet gara,” tha Rama./Dosja.al 

konferenca e fundvitit edira aeroporti i vlores

Sondazh

Poll