Politike

"Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre"/ Berisha: Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

30 Dhjetor 2025, 12:31 Nga E.d
"Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025 është viti, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama hoqi çdo maskë, bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare. Sipas tij, Rama dëshmoi se pasardhësi i denjë i xhelatëve të regjimit komunist është i gatshëm të zbatojë në këtë vend pikë për pikë ato platforma që zhdukën nga Shqipëria opozitën.

"Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Viti 2025 ishte viti në të cilin bastardi i xhelatëve të regjimit të Enver Hoxhës, konkretisht Kristaq Ramës dhe Spiro Kolekës që firmosnin varjen në litar të kundërshtarëve politikë dhe kërkonin përdorimin e tankeve dhe topave ndaj studentëve kundër vendosjes së pluralizmit politik, shndërroi para shqiptarëve dhe botës procesin zgjedhor në një farsë të plotë elektorale.

Transformoi në një strofull të krimit parlamentin e vendit. Shkelmoi çdo parim të një shteti demokratik. Edi Rama hoqi çdo maskë, bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare, dëshmoi se pasardhësi i denjë i xhelatëve të regjimit komunist është i gatshëm të zbatojë në këtë vend pikë për pikë ato platforma që zhdukën nga Shqipëria opozitën," deklaroi Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama 2025

Sondazh

Poll