Politike

"Ça po thua se s’të marr vesh?'/ Rama acarohet me gazetarin: Çfarë problemi ke ti?

Më pas, Rama deklaroi se Parlamenti nuk është noter, ndërsa shtoi se PS do të ndjekë një rrugë për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

30 Dhjetor 2025, 13:04 Nga DOSJA
"Ça po thua se s’të marr vesh?'/ Rama acarohet me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës u pyet nga gazetari Ergys Gjençaj se pse është e pabarabartë para ligjit Belinda Balluku, por kjo pyetje siç duket nuk i pëlqeu Kryeministrit. I 'acaruar' Rama iu kthye gazetarit, duke i thënë se nuk po e kupton se çfarë po thotë dhe se ça po i kërkon. 

"Ça po thua se s’të marr vesh? Ti nuk e di çfarë do të ndjekim ne. Këtë do ta dëgjosh kur të vija dita. E dyta, ju shpjegova që Parlamenti nuk është noter. Ça po më kërkon tani? Ku kërkon të dalësh tani se s’po të marr vesh? Në një rast kemi gjykuar ashtu dhe kemi thënë atë që kemi dëgjuar, këtë rast do gjykojmë dhe do themi atë që do të gjykojmë. Çfarë problemi ke ti? Ku e ke hallin? Pse e djeg pyetjen kot, është konferenca e fundvitit," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll