Politike

"Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama"/ Berisha: Baxhanaku i tij ka marrë 93 përqind të tenderave me prestanome

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deri dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave ishte Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.

30 Dhjetor 2025, 13:08 Nga E.d
"Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se afera më e zezë e këtij viti është AKSHI i familjes Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deri dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave ishte Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut. Nga zyra e selisë blu, ai tha se kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit siguruan fitime përrallore pa bërë asnjë veprim. 

"Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama. Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu. Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.

Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim. A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve? Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.

Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim. Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë. E kuptoni ju? Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama ergys agasi

Sondazh

Poll