Politike

Vlora për 5 ditë pa ujë/ Rama e gjen fajtorin te Opozita: Pajisjet ishin jashtë standardeve

Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Rama u shpreh se falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe falë mundësisë që pajisja të sillet nga Turqia, defekti u riparua.

30 Dhjetor 2025, 12:40 Nga D.S
Vlora për 5 ditë pa ujë/ Rama e gjen fajtorin te Opozita:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e Vlorës ku ngeli pa ujë, duke ia katapultuar fajin Opozitës. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Rama u shpreh se falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe falë mundësisë që pajisja të sillet nga Turqia, defekti u riparua.

Kryeministri Rama tha se, Ujësjellësi në Vlorë dhe në Shqipëri përgjithësisht, është sektor në reformim e sipër dhe kërkon durim. Megjithatë, ai theksoi se me ndryshimet e bëra, dhe me sistemin e ri të krijuar, ky sektor do të përmirësohet. 

“Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën. Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua. Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është sektor në reformim e sipër. Do të kërkoj durim. E kemi gjetur më keq se energjia. Me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri që kemi krijuar, do të shkoj duke u përmirësuar,” tha Rama./Dosja.al

edi rama konferenca e fundvitit vlora pa uje

Sondazh

Poll