Politike

"Më tha KM të takojë Ramë Gecin"/ Kryeministri flet për bisedat mes Ballukut dhe Berberit: Është një njeri i nderuar dhe i respektuar, unë u them ministrave të takojnë këdo

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e përjashton mundësinë që Ballukut t’i ketë thënë që të takojë sipërmarrësin Ramë Geci. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se ministrave u thëtë të takojnë biznesmenë sa herë është nevoja. 

30 Dhjetor 2025, 12:47 Nga DOSJA
"Më tha KM të takojë Ramë Gecin"/ Kryeministri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit për bisedat mes Belinda Ballukut dhe Evis Beriberi dhe takimet me biznesmenët. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e përjashton mundësinë që Ballukut t’i ketë thënë që të takojë sipërmarrësin Ramë Geci. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se ministrave u thëtë të takojnë biznesmenë sa herë është nevoja. 

“Ramë Geci është një njeri i nderuar dhe i respektuar. Një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë, ushqejnë familje të tëra. Që unë t’i them ministrave, tako këtë apo atë. Nuk e di! E bëj për Ramë Gecin dhe gjithë shokët e tij, sa herë që është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat që ta dini ju, i gjejmë sipërmarrësit nga pas dhe flasin me ta; i mbështesin. Që unë të kem thënë; tako Ramë Gecin, kjo s’ka çudi. Jam interesuar gjithmonë kur ka dashur. I kam takuar dhe përfaqësues të Kompanisë turke, ejani investoni në Shqipëri. Po pastaj komentet; fitoi tenderin pas 3 muajsh, janë si ato të Zhvejkut," tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku evis berberi

Sondazh

Poll