Politike

Jonaid Myzyri nën akuza nga SPAK, Rama: Kryetari i komisionit të prokurorimeve publike është aset me medalje ari

Sipas Ramës, të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë dhe këto gjykime mund ti bënin deputetët.

30 Dhjetor 2025, 12:50 Nga DOSJA
Jonaid Myzyri nën akuza nga SPAK, Rama: Kryetari i komisionit të
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon dhe shtoi se  kryetari i komisionit të prokurorimeve publike, ju ngrit akuzë një javë para se të hynte në garë për tu rizgjedhur.  Sipas Ramës, të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë dhe këto gjykime mund ti bënin deputetët.

"Shqipëria me prokurimet publike është njëshi në rajon, kryetari i komisionit të prokurorimeve publike është personalitet, ju ngrit akuzë një javë para se të hynte në garë për tu rizgjedhur. Ndërkohë po të shohësh shifrat e punëve të komisionit, janë dy institucone të vlerësuara ndërkombëtarisht. Skuadrat e prokuroimeve publike të rajonit vijnë në Shqipëri për të parë këto dy agjenci, iu ngrit akuzë, një asset mbaruar shkollën me medalje ari. Dua të them këtë, të gjykosh tenderat nuk është kaq e thjeshtë, këto gjykime mund ti bënin deputetët," tha Rama./Dosja.al

edi rama 

Sondazh

Poll