Politike

"Vit i suksesshëm në Kadastër"/ Rama: Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se deri në fund të vitit 2026 Shqipëria do të ketë një kadastër plotësisht digjitale, me shërbime më të shpejta dhe qartësi të plotë për pronësinë në të gjithë territorin.

30 Dhjetor 2025, 12:38 Nga E. D
"Vit i suksesshëm në Kadastër"/ Rama: Do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se viti 2025 ka qenë i suksesshëm në arritjen e objektivave dhe në hapjen e kapitujve të rinj, duke veçuar përparimin e ndjeshëm në reformimin e Kadastrës. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri theksoi se deri në fund të vitit 2026 Shqipëria do të ketë një kadastër plotësisht digjitale, me shërbime më të shpejta dhe qartësi të plotë për pronësinë në të gjithë territorin.

"Ky vit ka qenë një vit i suksesshëm në raport me objektivat në të gjitha drejtimet, se ndryshe nuk do t’i kishim hapur aq kapituj. Ka qenë një vit i suksesshëm edhe në Kadastër. Është skanuar përfundimisht dokumentacioni me 54 milionë faqe, është përmbyllur 80 për qind e digjitalizimit të kartelave të pronësisë dhe mbyllet në 2026.

Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale; në fund të 2026 do të kemi një kadastër digjitale dhe shërbime më të shpejta. Këtë vit është dyfishuar numri i shërbimeve të digjitalizuara. Brenda qershorit 2026 do të jetë mbuluar territori me regjistrim fillestar, kështu qytetarët do të kenë mundësi të kenë qartësi mbi territorin e pronës," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll