Politike

Rama: Në shkurt do të dalim me e-Albania 2.0

Në diskutim me gazetarët ai tha se ky ndryshim vjen falë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

30 Dhjetor 2025, 12:34 Nga D.S
Rama: Në shkurt do të dalim me e-Albania 2.0
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Rama, tha se në janar ose shkurt do të dalë versioni i ri dhe i përditësuar i portalit qeveritar ku merren shërbimet elektronike, e-Albania. Në diskutim me gazetarët ai tha se ky ndryshim vjen falë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Rama njoftoi se do ketë dhe shumë ndryshime të tjera në sistem për qytetarët shqiptarë dhe kjo sipas tij, është arsyeja pse këta të fundit votojnë Partinë Socialiste.

“Rrini, prisni se shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. Prandaj shqiptarët votojnë PS. Prandaj shqiptarët e votojnë masivisht PS. Jo janar, jo shkurt. Në 2029, do llafosemi prapë,“, tha Rama./Dosja.al 

kryeministri rama e-albania

Sondazh

Poll