Art&Argëtim

ME VIDEO/ U kap me drogë në ‘Audi’, Oriola Marashi nis palestrën pas ‘mallit’ dhe shfaqet lakuriq në vaskë

13 Shkurt 2020, 15:28 Nga DOSJA
ME VIDEO/ U kap me drogë në ‘Audi’, Oriola Marashi nis

TIRANË– Modelja Oriola Marashi vijon jetën e saj normalisht edhe pas publikimit të lajmit ku raportohej se vetëm disa ditë më parë, ajo u kap me hashash në makinë. Në dy videot që ka publikuar vetë Oriola në Instagram, modelja ka treguar se së fundmi i është dedikuar kujdesit ndaj vetes.

Në njërën prej tyre shohim që Oriola është e shtrirë në një vaskë të mbushur me ujë e shkumë. E zhveshur në vaskë, Marashi tregon se po relaksohet mjaftueshëm teksa lëviz edhe këmbët në video. Ndërsa në Instastoryn tjetër, modelja tregon se ka nisur palestrën. “Sezoni i ushtrimit nisi,”– shkruan Oriola mbi videon e realizuar në një ambient palestre.

Këtu na vjen ndërmend edhe shprehja ‘mos pi mall, bëj palestër’, të cilën mesa duket Oriola e ka vënë në praktikë një vit pasi konsumoi rregullisht hashash, gjë të cilën e deklaroi edhe vetë në polici pas arrestimit.

Tre ditë më parë, Gazeta Si bëri publik lajmin se modelja Oriola Marashi ishte arrestuar pasi në makinën me të cilën udhëtonte, të llojit “Audi” i ishin gjetur 1.9 gramë kanabis. Në momentin e ndalimit, Marashi ishte me fotografin Juxhin Kurti dhe një person tjetër të identifikuar si E. Krasniqi. Sipas të njëjtave burime, vetë Oriola ka pranuar në polici se është një konsumuese e hashashit prej një viti dhe se dy shokët e saj nuk kishin dijeni për lëndën narkotike që kishte modelja në makinë. Vetë mamaja e modeles kërcënoi mediat në lidhje me këtë lajm me padi, duke u shprehur se ishte një lajm i rremë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet oriola marashi oriola marashi xhoi jakaj arrestohet oriola marashi oriola marashi xhoi jakaj

Sondazh

Poll