Art&Argëtim

“Nexhi më fal”, e takoi 1 muaj para se të ndërronte jetë, Sabri Fejzullahu rrëfen bisedën e fundit me Nexhmije Pagarus

13 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
“Nexhi më fal”, e takoi 1 muaj para se të ndërronte

TIRANË– Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

Teksa në emsionin e djeshëm kanë qenë të ftuar shumë artistë shqiptarë për të dëgjuar edhe muzikën e paharrueshme të këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha që u nda nga jeta javën e kaluar, Sabri Fejzullahu, ka rrëfyer se ishte takuar 1 muaj më para se të vdiste me të.

Fejzullahu ka thënë që ajo e kishte kritikuar që nuk kishte shkuar ta takonte më shpesh.

“Ambasadori Qemal Minxhozi ka qenë ai që e ka vizituar gjithmonë. I ka shkuar në shtëpi dhe kur nuk ka qenë një javë në Kosovë, e ka marrë në telefon. Herën e fundit kur shkova më tha ‘nëse Qemal Minxhozi ambasadori më thërret edhe më vjen me m’pa, ti bre majmun që sa je këtu s’ke ardhur të më shohësh. I thash Nexhi më fal po njëqind mijë punë i kam, por ajo më tha leri këto pallavra’. Nexhin e kujtoj për mijëra gjëra.” –është shprehur Sabri Fejzullahu.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nexhmije pagarusha sabri fejzullahu nexhmije pagarusha sabri fejzullahu

Sondazh

Poll