Art&Argëtim

E gdhend në fytyrë, pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant reperi i njohur bën gjestin prekës (FOTO)

13 Shkurt 2020, 11:27 Nga DOSJA
E gdhend në fytyrë, pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant reperi i

SHBA– Pas vdekjes tragjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, mjaft personazhe të njohur e kanë nderuar duke bërë tatuazhe apo duke veshur në evente të rëndësishme uniformën me numrin 24 të Kobe Bryant.

Pas funeralit të familjes private të Kobe dhe Gianna-s, reperi i njohur amerikan “The Game” ka zgjedhur të bëjë një gjest prekës, duke e gdhendur në fytyrë legjendën e basketbollit.

Reperi 40-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, ndau foto nga tatuazhi i tij i ri i fytyrës që përkujtoi yllin e ndjerë të Lakers, në një postim në Instagram.

Ylli u fotografua duke realizuar një tatuazh sipër vetullës së tij me një numër të zi 8, i cili është pozicionuar anash për të imituar dhe simbolin e pafundësisë.

‘ F O R E V E R,’- shkruante reperi në postimin e tij në rrjete sociale.             

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u përcollën për në banesat e fundit gjatë fundjavës pas vdekjes së tyre tragjike në një përplasje me helikopter me 26 janar.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kobe bryant reperi nderon kobe bryant the game vdes kobe bryant kobe bryant reperi nderon kobe bryant the game vdes kobe bryant

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 09:51

SPANJË– Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme në ambjentet e kuzhinës, duke ndezur imagjinatën e ndjekësve të saj. Me temë Shën Valentinin, ...

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 08:12

3 Arsyet pse urrehet dita e Shën Valentinit

14 shkurt, dita e çokollatave, trëndafilave dhe kartolinave me fjalë zemre është përsëri pranë nesh! Nëse kjo fjali ju bëri të psherëtini, nuk jeni vetëm...