Art&Argëtim

Nga dasma sekrete tek shtatzania e befasishme, ylli i Game of Thrones plot surpriza

13 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA
Nga dasma sekrete tek shtatzania e befasishme, ylli i Game of Thrones plot

SHBA– Sophie Turner është gati të jetë një nënë! Lajmi që ylli i Game of Thrones, Sophie Turner është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë, ka ardhur po aq i befasishëm sa dasma sekrete me Joe Jonas. Sophie Turner është shfaqur në evente të ndryshme me veshje komode dhe të gjera, por asnjë nuk kishte dyshuar për shtatzëninë e saj, derisa burimet për medien e huaj, konfirmuan pritjen e ëmbël.

Paraqitja e fundit e madhe publike e çiftit së bashku ishte në Grammys 2020, ku Sophie brohoriti me burrin e saj gjatë shfaqjes së Jonas Brothers në “What A Man Gotta Do.”

Joe dhe Sophie befasuan fansat në maj të vitit 2019 kur u martuan në Las Vegas pas Billboard Music Awards. Që atëherë, çifti ka vazhduar të dokumentojë historinë e tyre të dashurisë që përfshin gjithçka, që nga postimet e ëmbla të mediave sociale, pushimet e paharrueshme dhe netët e shënuara të parakalimeve në tapetin e kuq.

Burimi: Enews

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja e game of thrones çifti i njohur joe jonas sophie turner aktorja e game of thrones çifti i njohur joe jonas sophie turner

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 09:51

SPANJË– Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme në ambjentet e kuzhinës, duke ndezur imagjinatën e ndjekësve të saj. Me temë Shën Valentinin, ...