Art&Argëtim

Fermeri gjerman bën një nga propozimet më unike për martesë, e gjithë bota e sheh në Google Maps (FOTO)

13 Shkurt 2020, 13:09 Nga DOSJA
Fermeri gjerman bën një nga propozimet më unike për

GJERMANI– Fermeri me kohë të pjesshme Steffen Schwarz shkruajti fjalët: “A do të martohesh me mua”? në gjuhën gjermane në një fushë misri, kanë shkruar mediat e huaja.

32-vjeçari mori të dashurën e tij dhe fluturuan mbi  këtë fushë ku ai kishte shkruar propozimin për martesë.

Por, propozimi i tij mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar. Z. Schwarz u tha mediave lokale se ai nuk e kishte idenë që propozimi i tij të ishte shfaqur në shërbimin e hartës popullore, derisa u njoftua nga halla e tij në Kanada, e cila i kishte dërguar foton që kishte parë në hartë.

Propozimi, të cilin ai e shkroi duke përdorur një makinë mbjellëse, shtrihet në të gjithë gjerësinë e fushës pothuajse prej hektarësh në Huettenberg, në Gjermaninë qendrore.

“Në fillim ajo nuk mund ta shihte propozimin, sepse droni nuk po fluturonte shumë lart. Por kur ajo e lexoi qartë dhe e kuptoi, ajo tha po menjëherë,” – tha ai. Çifti tani po planifikojnë të martohen në qershor.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete gjermani google maps huettenberg propozimi per martese steffen schwarz gjermani google maps huettenberg propozimi per martese steffen schwarz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 09:51

SPANJË– Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme në ambjentet e kuzhinës, duke ndezur imagjinatën e ndjekësve të saj. Me temë Shën Valentinin, ...