Art&Argëtim

WhatsApp njofton se tani ka 2 miliardë përdorues në mbarë globin  

13 Shkurt 2020, 12:25 Nga DOSJA
WhatsApp njofton se tani ka 2 miliardë përdorues në mbarë

TIRANË– Aplikacioni i mesazheve në pronësi të “Facebook”, “WhatsApp”, ka bërë me dije se ka mbi dy miliardë përdorues në mbarë botën.

Nga ana tjetër kompania nuk ka konfirmuar numra specifikë të përdoruesve për Indinë, pasi kishte arritur në 400 milionë përdorues në korrik të vitit të kaluar, dhe India është tregu më i madh për WhatsApp.

WhatsApp nuk ndau statistikat e  tregut dhe numrin e përdoruesve që tani ka në Indi.

“Bisedat private që dikur ishin vetëm të mundshme ballë për ballë, tani mund të zhvillohen në distanca të mëdha përmes bisedave të menjëhershme dhe thirrjeve me video. Ka kaq shumë momente domethënëse dhe të veçanta që ndodhin mbi ËhatsApp dhe ne jemi të përulur dhe të nderuar të arrijmë në këtë moment historik.”-  tha kompania në një deklaratë.

“Ne e dimë që sa më shumë të lidhemi, aq më shumë duhet të mbrojmë. Ndërsa kryejmë më shumë jetën tonë në internet, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”, njofton WhatsApp.

Burimi: economictimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete 2 miliardë përdorues whatsapp 2 miliardë përdorues whatsapp

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 09:51

SPANJË– Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme në ambjentet e kuzhinës, duke ndezur imagjinatën e ndjekësve të saj. Me temë Shën Valentinin, ...