Art&Argëtim

Braktisi moderimin për karatenë, njihuni me modelen bukuroshe shqiptare që vendosi sportin mbi gjithçka

13 Shkurt 2020, 12:15 Nga DOSJA
Braktisi moderimin për karatenë, njihuni me modelen bukuroshe

TIRANË– E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Klan Tv ka qenë Fortesa Orana nga Gjilani, 23-vjeçarja bukuroshe, që është njëkohësisht dhe karateistja kampione, dhe përfaqësuesja e Kosovës në sportin e Karatesë.

Ajo ka punuar si modele, por edhe si prezantuese në programin sportiv në Tribuna Channel “Arena Sportive”, por ka vendosur të shkëputet nga bota e televizionit dhe modelingut, për t’ju përkushtuar sportit të Karatesë, me synimin e vetëm, përfaqësimin e denjë në lojrat Olimpike në Tokyo 2020.

“Më pëlqenin lufëtrat që i bënin, kontaktet janë disa më specifike në sportin e karatesë, goditjet me këmbë, goditjet me duar. Më jepte adrenalinë më shumë sepse kam një karakter dhe shpirt luftarak dhe prandaj zgjodha dhe sportin e karatesë”- është shprehur Fortesa Orana në emision.

Sportin e Karatesë e ka nisur që në moshën 7-vjeçare. Ajo është shpallur disa herë kampione dhe 10 herë sportistja e vitit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Kampione e Ballkanit në vitin 2018 në kategorinë senior si dhe fituese e vendit të 5 në kampionatin e Europës në 2019. Synimi i saj i radhës janë Lojërat Olimpike.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz braktisi televizionin per karatene fortesta orana karate braktisi televizionin per karatene fortesta orana karate

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shkurt 2020, 09:51

SPANJË– Modelja Aurela Hoxha ka pozuar vetëm me të brendshme në ambjentet e kuzhinës, duke ndezur imagjinatën e ndjekësve të saj. Me temë Shën Valentinin, ...