Art&Argëtim

E parandjeu vetëm një ditë para vdekjen e Nexhmije Pagarushës, Irma Libohova bën rrëfimin prekës 

13 Shkurt 2020, 13:45 Nga DOSJA
E parandjeu vetëm një ditë para vdekjen e Nexhmije

TIRANË– Në mbrëmjen dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, gjatë emisionit “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, në mënyrë që të kujtohej arti i saj dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme.

Në këtë emison ishin mbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të Pagarushën, mes tyre edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova e cila ka ndarë emocionet e saj në lidhje me Nexhmije Pagarishën.

Gjatë emisionit Libohova ka treguar edhe për një postim që kishte bërë në Instagram një ditë para se këngëtarja e madhe të ndërronte jetë.

Irma ka treguar se një ditë më parë se merrte vesh lajmin e hidhur,  ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj dhe këndonte këngën “Baresha”.

“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kam provuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpër shtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe i shkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha që po është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste.”- është shprehur Irma Libohova.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndëLajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz baresha irma libohova vdes nexhmije pagarusha baresha irma libohova vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll